Lladrovci priti në takim Hakif Podrimqakun i cili do t’i ndihmojë familjet ne nevojë të Komunës së Drenasit

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci të enjten ka pritur në takim Hakif Podrimqakun, i cili ka njoftuar se në sezonin e dimrit do t’i ndihmojë disa ekonomi familjare në nevojë të Drenasit.
Kryetari Lladrovci ka falënderuar Hakif Podrimqakun për ndihmën e ofruar për familjet ne nevojë dhe ka vlerësuar se kjo ndihmë od të jetë shumë e mirëseardhur për ato familje ne këtë sezon dimri dhe kur dihet se shporta e ekonomisë familjare është rënduar për shkak të ngritjes së çmimeve.
Donacioni i qytetarit nga Drenasi, Hakif Podrimqaku do të jetë 5000 kilogram miell, ku 50 familje ne nevojë do të ju ndahen nga 100 kilogram miell.
Po ashtu Hakif Podrimqaku do të ndajë edhe 50 metra dru, ku do të përfitojnë 25 familje me nga 2 metra dru.
Ndërsa, si ndihmë për një ekonomi familjare, do të ofrojë pagë mujore për tri vite nga 150 euro.