Vëzhgimet dhe frikësimet nuk e ndalën – Si ra heroikisht Rifat Mëziu nga Drenica në dhjetor të 1998’ës
Shkruan: Hamit Shala
Ndër të gjithë dëshmoret qe dhanë jetën e tyre për lirinë e Kosovës gjate luftës se fundit 1998-1999 , Rifat Mëziu është shembulli me i mire i një intelektuali dhe një trimi heroik i cili qyshe nga rinia e hershme u frymëzua nga te bëmat e dajës se tije Shaban Polluzha i cili luftoi për lirimin e Kosovës nga armiku Serbo-Sllav dhe qe për këto ideale te dajës se tije dhe te veta qe ishin gjithmonë ne shërbim te pavarësisë e lirisë se popullit shqiptar ne Kosove ai nuk kursej nga vetja e tije asgjë deri te rënia e tije heroike ne vitin 1999.
Rifat Mëziu i Morinës se Drenicës vinte nga një familje qe ishte njohur nder breza për trimëri e bujari ne shërbim te kauzave Kombëtare. Rrugëtimin e tije jetësor e misionar për lirimin e Kosovës ai e nisi kur fillo mësimet e para ne Shkollën e fshatit Makermal e arsimin 8 vjeçar e vazhdoi në Polac ku u dallua për zgjuarsi ne shkencat ekzakte, ndërsa Gjimnazin e ka përfunduar ne Skenderaj, me rritjen e tije ne moshe do rritje edhe dëshira e tije për liri nga robëria Serbe qe kishte kapluar Kosovën, atdhedashuria e tije e madhe dhe karakteri i tije si një djalë I ri qe si frikësohej syri nga egërsia e pushtuesit dhe urrejtja e tije e madhe ndaj regjimit Serbe do shfaqej hapur me shqyerjen e fotografisë se diktatorit Tito ne mars te vitit 1981, për ketë akt qe do trondiste regjimin komunist Yogosllav, Rifati do arrestohej bashkë me shokun e tije te bankës Gani Geci. Qe nga ky akt e tutje Rifat Mëziu do fillonte rrugën e tije te mos bindjes dhe kundërshtimit te regjimit komunist te Yogusllavise, te cilën do ta manifestonte edhe gjate kohës se studimeve ne Prishtine ku u diplomua për Fizike ne Kuadër te Fakultetit te Shkencave te Natyrës.
Me përfundimin e studimeve ne afat rekord dhe me nota te larta Rifati do fillonte qe ta edukonte dhe arsimonte rininë e Drenicës ku se pari do jepte mësim ne Gjimnazin e Drenasit , për te vazhduar edhe ne Disa shkolla tjera te Drenicës por dhe ne Mitrovice. Aktiviteti i tij sa atdhetar e arsimor do vëzhgohej qyshe herët nga shërbimi federativ i inteligjencës Yogusllave te cilët ja kishin friken e madhe aktivitetit te Rifatit qysh nga koha kur shqeu foton e diktatorit Tito, për ketë arsye shërbimi yogosllav kishte vendosur qe te dërgonte shenja tek Rifati se ishte nen vëzhgimin e tyre duke shpresuar qe do ta frikësonin dhe do ta ndalin madje ata kishin zgjedhur ta paralajmëronin nëpërmjet anëtareve te tyre shqiptar qe për fate te keq ishin ne radhët e këtij shërbimi edhe pse kërcënimet ishe te forta dhe tejet te ulëta te cilat vetëm regjimi Yogosllave dinte ti bënte Rifati do deklaronte hapur se nuk do e ndalte aktivitetin e tije dhe ai do vazhdonte tutje duke konkretizuar veprimet e tije me 1994 ne sigurimin e armatimit për fillimin e një revolte te armatosur e te hapur gjithë popullorë për çlirimin e vendit nga zgjedha Yogoslavo- serboqetnike. Falë përpjekjeve te tije aj siguron disa arme te cilat ishin shume te vlefshme për atë kohe ne fillimin e mbrojtjes se atdheut arme te cilat do i linte ne lokalin e dajës se tije derisa sa ato arme te shkonin ne një vend tjetër e ti merrnin luftëtaret qe tashme vetëm se kishin filluar kundërvënë ndaj regjimit e këto arme do përdoreshin gjate viteve 1995-1997 gjate fillimit te stërvitjeve ushtarake ne mënyre ilegale nga atdhetare e trim atë vendosur qe kishin ven vetes një qellim çlirim e atdheut dhe te ja kthenin pushkën armikut stërvitjet ishin mbajtur ne fshatrat e Drenicës si Qubrel, Runik, Kotorr.
Për këto stërvitje kishte dijeni edhe regjimi zogusllave pasi gjatë stërvitjeve te Rifatit me shoke shpeshherë dëgjoheshin edhe krisma te armeve gjate stërvitjes se gjuajtjes ushtarake, e këto ushtrime do ishin dje do bëheshin shume problematike për armatën yogusllave ne shkurt te 1998 e Likoshan ku ne luftimet mes armatës yousllave dhe çlirimtareve te Kosovës do merrte pjese edhe Rifat Mëziu me shoke . E ne vazhdën e fillimet te luftimeve intensive ne Drenicës ne mes forcave pushtuese dhe ushtarëve tu UCK-Se pas masakrës se Jasharajve 1998 dhe luftimeve heroikë nga ana e Jasharajve. Rifati me përvojën e tij luftarake dhe me vigjilencën e tije ne mbrojtje dhe shërbim te atdheut do ndihmonte ne forcimin e radhëve te UQKS dhe ne konsolidimin e pikave ushtarake mbrojtës ne Marine, Rezalle, Polluzhe, Makermal etj…
Mirëpo Rifate Mëziu do ishte aktiv edhe ne terrenet e luftës ku me luftimet frontale ndaj armikut ne Qikatove ai do merrte disa plage te cilat do i kalonte shpejt e do merrte pjese ne luftimet e radhës te trimave te Drenicës kundrejt armikut serbo-sllave ne korrik te vitit 1998 ai do merrte pjese edhe ne aksioni qe njihet si lufta frontale ne livadhet e Polluzhes Rifati me shoke arriti te I likuidonte disa police serb , e luftimet ne Polluzhe ai do vazhdonte edhe ne ofensivën serbe te 26-27 korrikut ku ushtaret serbe do hynin ne mënyre tinëzarë ne zabel te Polluzhes Rifat Mëziu me mendjemprehtësinë e një ushtari te forte e besnike qe kishte një moral te larte ne lufte arrin qe me shoke te ju afrohet ne një distance shume te afërt forcave çetnike ku arrijnë qe me lufte ti shpartallojnë ne tërësi madje edhe tu a marrin gjithë municionin një aksion qe do rriste moralin e ushtarëve ne gjithë Kosovën dhe qe do trondiste ushtrinë shovinistë serbo-yougusllave. Profesori atdhetari e luftëtari trim i lirisë Rifat Mëziu nuk do lejonte qe ushtria serbe te hynte ne fshati e tije ai se bashku me bashke luftëtare do i sulmonte ata ne ditën kur aty do tentonin te hynin ne fshatë e ku do ja shkatërronin një tank ushtarak.
Luftimet e tij do vazhdoni po thuajse gjate gjithë muajit Korrik e Gusht e me bashkëluftëtarë do shënonte fitore ne luftim te forcave okupatore edhe pse këto forca kishin një numër te madhe te ushtarëve ne radhët e tyre ku dallohet bashkëpunimi I tije me bashkë luftëtaret si Vesel Aruqi, Malush Ahmeti. Musa Derguti,Ahmet Zabeli etj…
Në foto profesori i fizikës Rifat Mëziu së bashku me disa nga nxënësit e tij.
Mirëpo gjate kësaj periudhe Rifat Mëziu nuk do luftonte vetëm ne regjioni e Drenicës i kalitur ne luftime te drejtpërdrejta me forcat shovinistë ai do merrte pjese edhe ne luftimet tjera frontale si ne gryken e Llapushnikut, Qeravice etj..
Aktivitetit te tije ushtarak e mbrojtës për atdheun do i atribuoheshin edhe përdorimi i topit ushtarak pa dridhje qe ishte jashtëzakonisht i rëndësishëm për luftimet frontal ne terren nga ushtaret e lirisë Rifat Mëziu ishte një luftëtar trim e një strateg i luftimeve andaj ai bashke me bashkëluftëtaret e tije kishte arritur qe t’ju vente friken ne palce forcave shovinistë ku edhe Morinën e kishte beret e pa kalueshme e te pa thyeshme kundrejt forcave barbare pushtuese serbo-sllave. Ishte një intelektual e luftëtar trim qe ishte kudo qe behej lufte kundrejt armikut e mbante kontakte me komandantet kryesor ne Drenicë.
Pas arritjes se marrëveshjes për armëpushim nga Hollebroke e Millosheviq qe parashihte largimi i një kontingjenti ushtarakesh serb nga territor i Kosovës , Profesor Rifati nuk do e ndalte aktivitetin e tije për konsolidimin e radhëve te ushtrisë çlirimtarë dëshira e tije ishte qe ushtaret e UCK-së te ishin te armatosur e mire mobilizuar qe sa me pare te arrinin te mposhtnin okupatorin Serbe do mobilizohej me bashkëluftëtare qe gjate këtij armëpushimi te shkurtër e te brishte te shkonin ne shtetin shqiptar e te merrnin municion për vazhdimin e luftës për lirinë e vendit andaj ne Nëntor te viti 1998 Rifat Mëziu se bashku me Rasim Kiqinen , Muje Krasniqin e heroj te tjetër te vendit organizohen te shkojnë ne Shqipëri për sigurimin e furnizimit me arme te ushtarëve ne frontet e luftës ata kishin arritur te kaloni kufirin shqiptar shqiptar por Dëbora e moti i acarte i asaj kohe bene qe Rifati me shokë te prisnin përmirësimin sadopak te motit qe te riktheheshin ne Kosove me armatime por ketë kohe Rifati me komandant Drinin e Muje Krasniqin po stërvitnin ushtaret qe do e qanin rrethimin e kufirit.
Forcat Serbe ne ana tjetër kishin zëne pozicionet përgjatë gjithë kufirit e ne këto rrethana komandantë Muje Krasniqi kishte vendosur qe luften ta bene edhe tek kufiri i Kosovës pasi parimisht lufta ishte për therjen e kufirit qe i ndante vëllezërit nga njëri tjetri për shume kohe per ketë vendim Muje Krasniqi e kishte përkrahjen edhe te Rifat Meziut i cili ishte edhe eprore i luftëtareve te rinje pas diskutimeve vendosin qe te hyjnë ne Kufirin e Kosovës e me 14 dhjetor 1998 ushtaret e armatosur te Ushtrisë Clirimtarë me municione te prire nga Muje Krasniqi e Rifat Mëziu me shoke hynë ne kufirin e Kosovës ne piken Cahane Vlane dhe vazhdojnë drejt lkenit te hasait ne gorozhup për ketë lëvizje kishte te dhëna edhe ushtria serbe posa kontingjenti i pare kalona drejt ketijndestinacioni ushtaret Serb te përgatitur e mire te kamufluar fillojnë sulmin e kolonës ku mbesin te vrare shume ushtare ne pabesi e plumbat e pare te këtij sulmi kaotike prekun Rifat Mëziun e Muje Krasniqin bashke me shume luftëtare te tjerë ku për fate te mire disa arrijnë te qajnë ketë rrethim e te largohen ndërsa te vrare mbesin rreth 40 luftëtarë bashkë me eproret e tyre . Rifat Mëziu do vdiste ne mënyre heroike e pa u trembur e frikësuar plumbave te forcave armike ai do vdiste duke realizuar idealin e tij për mobilizimin e armatimin e Ushtrisë Çlirimtarë dhe për thyerjen e kufirit shqiptar shqiptar dhe lirin e vendit nga armiku.
Figura e Rifat Mëziu është figura e një shqiptari intelektuali mire arsimuar trim e atdhetar qe gjate gjithë jetës se tije u përpoq për lirin e vendit te tije nga shovinizmi serbe dhe një luftëtari hero qe arrite te ju shkaktoje shume disfata e humbje forcave armike ne terren një luftëtar qe luftën preferonte ta zhvillonte ne afërsi shume te vogla kundrejt pozitës se armikut një profesori qe përveç kontributit ne arsim gjate kohës sa punoni ne institucionet arsimore dha kontribut shume te madh edhe ne lirin e vendit e qe ne fund nuk kursej as jetën e tije për lirin e vendit. Sot emir i tije qëndron përkrahë emrave me te përmendur ne Drenice e Kosovë përkrahe heronjve qe me mundime e sakrifica e lufte te pa ndashëm arritën qe ta çlironin Kosovën. Në nderim të jetës dhe veprës së tij, në fshatin e tij në lindjes në Marin te Skenderajit i është ngritur një lapidari në shenjë falënderimi për kontributin e tij në çlirimin e Kosovës.