Aksidenti në Llapushnik, personat e lënduar nisën drejt QKUK-së (Video)

Dy persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti të ndodhur mes dy veturave në rrugën Prishtinë-Pejë, afër shkollës së Llapushnikut.
Të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor në Qendren Klinike Universitare të Kosovës.
Këto informacione i ka konfirmuar, Baki Kelani – zëdhënës në Policinë e Kosovës.
“Ju njoftojmë se me datë 21.12.2022 në orët e mëngjesit, në Rrugën Nacionale Prishtinë –Pejë, fshatin Llapushnik ka ndodhur një aksident trafiku mes dy veturave me tabela vendore. Si pasoj e aksidentit janë lënduar dy persona te cilët janë dërguar për tretman mjekësor në QKUK. Rasti është duke u trajtuar nga Njësia për Kontrollin e Autostradave”, tha Kelani.
Lexuesit e DrenicaOnline kanë dërguar pamje të shumta nga ky aksident të cilat mund ti shihni poshtë reklamave: