Tentim vrasje në Drenas, plumbat kishin cak njerëzit në një veturë

Është raportuar se një person i panjohur, ka shtënë me armë zjarri në drejtim të një veture e cila ishte e parkuar afër Drenasit.

Sipas policisë, dyshohet se brenda veturës e cila ishte cak e plumbave kishte njerëz, transmeton DrenicaOnline.

Rasti është hapur të martën në orën 00:20 minuta.

Në vendin e ngjarjes janë gjetur 6 gëzhoja te armës dhe një predhë.

Sipas policisë, është identifikuar njëri nga të dyshuarit i cili është intervistuar.

Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, rasti vazhdon të hetohet nga njësitë relevante./DrenicaOnline/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë