Portreti i heroit kombëtar Hamëz Jashari në logon e re te ansamblit “Drenica”

Kryesia e ansamblit tashmë ka një propozim të ri për logon zyrtare të Ansamblit “Drenica” Skenderaj, e cila përfshinë tri elemente: instrument muzikor, portret dhe vallëzim.

Elementi i parë: Okarina. I cili është instrument muzikor i zbuluar në fshatin Runik të Komunës së Skenderajt dhe paraqet instrumentin më të lashtë frymor muzikor në Gadishullin Ilir, e vjetër mbi 5000 vite.

Elementi i dytë: Hamëz Jashari. Brenda logos është përfshirë portreti i heroit kombëtar Hamëz Jashari, i cili ishte pjesë e Ansamblit “Drenica” Skenderaj.

Elementi i tretë: Një valltar – me krahë hapur në formë shqiponje, njëheri kjo është pjesë e valles së “Hamëz Jasharit”. Siç shihet në video të tij, Hamza vallëzonte shumë bukur.

Ju njoftojmë se logoja zyrtare e Ansamblit “Drenica” Skenderaj do të hyjë në fuqi nga data 01.01.2023.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë