Personi i vdekur sot ishte aktivist i dalluar i PDK-së

Një person është gjetur pa shenja jete në veturën e tij të martën në rrugën “Vëllezërit Çaka” në Kaçanik. Personi i vdekur është Zekir Selimi, aktivist i dalluar i PDK-së.

Lajmin për vdekjen e Zekirit e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.

Ai tha se me autorizimin e prokurorit kanë nisur hetimet për zbardhjen e këtij rasti.
“Sot, rreth orës 16:25 policia e Kaçanikut ka pranuar njē informacion se në Rr.Vëllezrit Çaka” në Kaçanik, në një veturë dyshohet se një person mashkull i moshës rreth 40 vjeçar dyshohet se është pa shenja jete. Policia e rendit e më pas edhe policët hetues, menjëherë i kanë marrë veprimet e nevojshme, kanë dalë në vendin ngjarjes së bashku me nje ekip të Emergjencës së Kaçanikut dhe nga mjeku kujdestar është konstatuar se viktima ështē pa shenja jete. Policia ka siguruar perimetrin e vendit të ngjarjes dhe nën autorizim të prokurorit ka nisur hetimet”, tha ai.

Ndërsa sekretari organizativ i PDK-së, Betim Gjoshi ka konfirmuar se Zekiri ka qenë aktivist i dalluar në PDK-së.

“Na mërziti shumë lajmi për ndarjen tënde Zekir! Të mbajmë mend si aktivist të dalluar të PDK-së. Ngushëllime familjes së Zekirit dhe të gjithë aktivistëve në Kaçanik”, ka shkruar Gjoshi në profilin e tij në Facebook.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë