Një mësuese si Malsore Rama, plotë dhurata për fëmijët në nevojë

Mësuesja Malsore Rama e cila u jep mësim nxënësve të klasës së II-të në Shfmu “Halil Bajraktari” në Drenas, ka realizuar një aksion simbolik për të gëzuar fëmijët në nevojë, raporton DrenicaOnline.

Nxënësit e saj kanë përgatitur dhurata dhe të njëjtat fillimisht janë dërguar në Degën e Kryqit të Kuq në Drenas e pastaj janë shpërndarë në fshatra të ndryshme të Drenasit.

Është detyrë e secilit prej nesh, që përveç edukimit dhe arsimimit që u japim të vegjëlve, të nxisim tek ta edhe ndjenjat humane, njerëzore.

Kryqi i Kuq ka falënderuar mësuesen Malsore dhe nxënësit e saj për dhurimin e dhuratave për fëmijët në nevojë./DrenicaOnline/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë