Aksident i rëndë në mëngjes, pamje nga vendi i ngjarjes

Një aksident i rëndë ka ndodhur para pak minutash në hyrje të Prizrenit, ku janë përplasur dy vetura, raporton Sinjali.
Në pamjet e publikuara shihet se si veturat janë bërë llom, teksa ende s’dihet nëse ka persona të lënduar.
Policia dhe Zjarrfikësit tashmë kanë dalë në vendin e ngjarjes.
DrenicaOnline ka pyetur policinë dhe do të ju mbajë të informuar për detajet e reja.
