Mos ia mësyni Sllatinës, raportohet për kolona të gjata

Komunikacioni i dendur rrugor në Prishtinë vazhdon të mbetet problem serioz për shoferët. Për të hyrë apo dalë nga kryeqyteti duhen orë të tëra kjo pasi qarkullim më i dendur i veturave vërehet pas orës 16:00, raporton Gazeta Sinjali.
Sinjalizues të Sinjalit raportojnë se kolona të gjata ka në rrugën Prishtinë-Pejë. Po ashtu, kolonë raportohet të ketë edhe nga Veterniku në drejtim të Sllatinës.
Ky problem tashmë i theksuar, vazhdon të jetë i përditshëm pasi rrugët aktuale në kryeqytet nuk i përshtaten numrit të lartë të veturave që hyjnë dhe dalin në kryeqytet.
.