‘Al Trade’ mblodhi shumë vullnetar për dhurim të gjakut

Është shembulli më i mirë për tu ndjekur, ky organizim. BËHU HERO, DHURO GJAK!. Vazhdon të jetë moto e këtij aktiviteti.
Al Trade në bashkëpunim me Qendrën e Transfuzionit të Gjakut realizuan aktiviteti sensibilizues për dhurimin e gjakut nga stafi i kompanive dhe të gjithë ata të cilët kanë pasur dëshirën dhe vullnetin ti bashkëngjiten këtij aktiviteti human.
Aktiviteti është organizuar për 2 ditë radhazi në Drenas dhe Fushë Kosovë. Pikat e Al Trade Market u vënë në dispozicion për tu shfrytëzuar hapësira për organizim, të cilat u shndërruan në një ambient të përshtatshëm për pozicionimin e pajisjeve që do të përdoreshin gjatë procesit të dhurimit të gjakut.
Këtij aktiviteti ju bashkuan shumë dhurues vullnetar, si dhe nga kompanitë tjera.
Falënderojmë të gjithë ata që e përkrahen, dhe ata që u bashkuan në këtë aktivitet human, ku gjithsesi do të vazhdojmë me organizime të tilla, duke ju dale në krah personave të tjerë.
Al Trade
Së bashku, jemi të lumtur!