Asamblisti i VV-së në Drenas kritikon deputetët dhe ministrat: Qytetarët mbajnë mend dhe ndëshkojnë!

Asamblisti i VV-së në Drenas, Muhamet Kurtaj ka kritikuar deputetët dhe ministrat të cilët çdoherë kujtohen vetëm një herë në katër vite për Drenasin, ose, në kohën kur ka zgjedhje të parakohëshme, transmeton DrenicaOnline.
Ky koment i Kurtajt vjen pas votimit të buxhetit në Kuvend ku askush nuk qau hallin e banorëve të Drenasit për ndonjë projekt.
Postimi i Kurtaj:
Për Drenasin, deputetët dhe ministrat çdoherë kujtohen vetëm një herë në katër vite, ose, në kohën kur ka zgjedhje të parakohëshme.
Në ditët tjera, Drenasin ndoshta vetëm e kalojnë kur kanë për të shkuar në pjesë tjera të Kosovës.
Mos të harrojnë këta ministra e deputetë që qytetarët mbajnë mend dhe ndëshkojnë!