Arrestohet një burrë në Gllanasellë, prokuroria tregon detaje për rastin e rëndë

Një person i moshës madhore është arrestuar pasi dyshohet se ka sulmuar seksualisht një vajzë të mitur në fshatin Gllanasellë të Drenasit.
Sipas burimeve të “Betimi për Drejtësi”, e viktima është një vajzë 11-vjeçare.
Lajmin e ka konfirmuar edhe Laureta Ulaj, zëdhënëse e Prokurorisë Themelore të Prishtinës.
Ulaj tha për “Betimi për Drejtësi”, se brenda afatit ligjor Prokurori i Shtetit do të bëjë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit.
“Me urdhër të prokurorit është ndaluar është një person (madhor), për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale “Sulm seksual” dhe ndaj të njëjtit, brenda afatit ligjor, Prokurori i Shtetit do të paraqes kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit”, tha Ulaj./BetimipërDrejtësi