Ja çfarë dyshohet se ju ndodhi dy femrave në Drenas/ I dërguan në banesë, i rrahën dhe pastaj me veturë i dërguan në një shtëpi tjetër…

Dy femra kanë raportuar në polici se derisa kanë qenë në shoqëri me dy meshkuj, të njëjtit i kanë dërguar në një banesë dhe i kanë mbyllur kundër dëshirës së tyre duke i sulmuar edhe fizikisht.

Policia ka njoftuar sot se rasti është raportuar të ketë ndodhur të premtën, rreth orës 20:00 në Drenas, transmeton DrenicaOnline.

“Të dyshuarit, më pas me veturë, viktimat i kanë dërguar edhe në një shtëpi ku raportohet t’i kenë  maltretuar dhe u kanë dëmtuar telefonin”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë, dërguar mediave.

Viktimat kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtat kanë pranuar tretman mjekësor. Me rastin është duke u marrë policia./DrenicaOnline/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë