Fëmija i sulmuar nga qentë afër Skenderajt, ende në spital (pamje të tmerrshme)

Të enjtën e javës së kaluar qentë endacak kanë sulmuar L.M, 10-vjeç nga Klina e Ulët e Skënderajt, në afërsi të shtëpisë së tij.

Në disa fotografi të dërguara në redaksinë e  “DrenicaOnline” nga Blerina Miftari, e ëma e 10 vjeçarit shihet gjendja e tmerrshme dhe plagët e rënda që djali i saj ka pësuar nga kafshimet e qenëve endacak.

Blerina thotë për “DrenicOnline” se djali i saj është në gjendje të rëndë dhe ka pësuar edhe trauma nga kjo situatë.

“Ne në familje jemi tepër keq po ashtu edhe djali nga gjithë kjo situatë. Nuk kemi pse dalim në oborr nga qentë dhe nuk është bë asnjë zgjidhje për këtë problem” thotë ajo e cila bënë apel për komunën të gjejë një zgjidhje duke uruar që ajo çfarë i ka ndodhur djalit të saj, të mos i ndodhë askujt.

Problmei me qentë endacak dhe sulmet e shpeshta përfshi këtu edhe fëmijët mbetet problematikë dhe pothuajse të gjitha komunat e vendit./DrenicaOnline/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë