LAJMI I FUNDIT: Shtyhen zgjedhjet në Veri

Mbajtja e zgjedhjeve në katër komunat veriore: Mitrovicë e Veriut, Leposaviq, Zubin Potok dhe Zveçan, është shtyer.

Këto zgjedhje sipas presidentes do të mbahen më 30 prill të vitit të ardhshëm.

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka bërë të ditur këtë vendim, pas takimit me krerët e partive politike.

Zgjedhjet e parakohshme në Veri u paralajmëruan pas dorëheqjes së udhëheqësve të këtyre katër komunave.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë