Sulmohet me armë të gjata Policia e Kosovës në veri, një polic i lënduar dërgohet në QKMF

Rreth orës 23:00 të së enjtes, në fshatin Serbovc, Komuna e Zveçanit, Njësitet policore derisa kanë qenë në detyra të rregullta, në patrullim, janë sulmuar nga persona të armatosur me armë të gjata, nga një automjet i tipit Audi, ngjyrë hiri, me targa KM.

Policia ka njoftuar se si pasojë e incidentit, një pjesëtar i Policisë së Kosovës është lënduar lehtë dhe janë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale në veturën e policisë.

Njësitet relevante policore kanë dalë në vendngjarje, për të kryer hetimet, kurse zyrtari policor i lënduar është transportuar në QKMF për ofrimin e ndihmës mjekësore.

/DrenicaOnline/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë