Postimi prekës i mësueses së Mifailit: Shpirti yt pushoftë pranë nënës tënde Zelës, të cilën ta vranë barbarët serb

I riu nga Llapushniku i Drenasit, Mifail Thaqi humbi jetën sot në një aksident trafiku në Arllat. E ky lajm i rëndë e ka mërzitur shumë edhe mësuesen e tij, Hyrije Thaçi.

Ajo thotë se Mifaili u rrit pa nënën, pasi atë ja vranë barbaret serb në prag të shtëpisë, shkruan DrenicaOnline.

Postimi i mësueses për Mifailin!

Sa herë i kujtoj ofenzivat e luftës me dilje përpara ti Mifail, në krahët e nënës tende Zelës, e cila u vra nga barbaret serb në prag të shtëpisë, kur po dilte t’i merrte pelenat për birin e saj, Mefailin e vogël😭
Ma theje zemrën kur të shihja në oborr të shkollës (ku unë punoja në Llapushnik) dhe kur luaje në rrugë me moshatar.
U rrite me respektin qe ta falën të gjithë si vëllau i vogël (nga 3 që ishit) shpejt u rrite e hodhe shtat e ne prapë të kujtonim si Mifaili i vogël i luftës. Nga nevoja për punë tu imponua transporti publik, punë që t’i e bëje me krenari e ndershmëri deri sot, kur Allahu paska vendos ndryshe.
Shpirti yt pushoftë pranë nënës tënde Zelës, qe të mungojë deri sot. Allahu të mëshiroft o engjëll!

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë