Ky është i riu nga Llapushniku që humbi jetën në aksident

Telegram ngushëllimi për Familjen Thaçi në Llapushnikn nga kryetari Ramiz Lladrovci

E nderuara Familje Thaçi,
Na tronditi thellë lajmi tragjik se sot, në një aksident automobilistik biri juaj, Mifaili, ka ndërruar jetë. Llapushniku dhe komuna jonë, mbeti pa njeriun e mirë e punëtor, të cilin do ta kujtojmë gjithmonë.

Në këto momente shumë të rënda për tërë familjen, shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta, për këtë tragjedi. Bashkë me Juve, ndjejmë po ashtu dhimbje për këtë humbje të madhe.

Edhe pse jeta është treguar e padrejtë ndaj familjes Tuaj, duhet të gjeni forcë për ta përballuar këtë tragjedi të madhe, duke e ditur se nuk jeni vetëm.

Juve familje Thaçi, miqve dhe dashamirëve tuaj dhe të Mifailit, ju shprehim ngushëllimet më të sinqerta, mbahuni të fortë!
Ramiz Lladrovci
Kryetari i Komunës së Drenasit

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë