Ja çfarë ka ndodhur me 5 personat që u rrahën me shufra metali në Komoran?

Policia ka njoftuar sot se pesë personat e përfshirë në rrahjen që ka ndodhur të martën në mëngjes në Komoran, janë dërguar në qendrën e mbajtjes deri në një vendim të ri të organeve të drejtësisë.

Sipas policisë, rrahja ka ndodhur pas një mosmarrëveshje ku janë përfshirë pesë të dyshuar meshkuj kosovar ku si pasojë, të gjithë kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar tretmanë mjekësor.

Në rrahje janë përdor shufrat metalike.
Njoftohet se ndaj tyre është iniciuar rast për veprën lëndim trupor.

/DrenicaOnline/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë