Rrahën fort mes veti 5 persona në Komoran, të gjithë përfundojnë te mjeku e pastaj në pranga

Sot rreth orës 07:00, policia ka pranuar informatën për një rrahje në Komoran, ku kanë qenë të përfshirë pesë persona.

Në këtë rast, nga mjete të forta (shufra metali), janë lënduar të gjithë personat e përfshirë.

Personat e lënduar pas trajtimit të nevojshëm mjekësor dhe më pas intervistimit nga ana e policisë me vendim të prokurorit, janë dërguar në mbajtje.

Ndaj tyre është iniciuar rast për veprën lëndim trupor.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë