Përmendja e Hashim Thaçit përplas Xhavit Halitin e Besnik Bislimin në Komision

Një debat është zhvilluar në Komisionin për Punë të Jashtme, aty ku po raporton zv/kryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi.

Bislimi gjatë raportimit përmendi edhe ish-kryeministrin e Kosovës dhe ish-presidentin Hashim Thaçin.

Ndaj kësaj reagoi ashpër deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti.

“Raportove në vend të Thaçit, edhe pse ai nuk është këtu. Po raporton për targa, për energjinë, po i ngjanë thuajse Hashim Thaçi ia ka dorëzu pavarësinë Serbisë, e nuk e ka fitu pavarësinë me luftë dhe paqe. Është diçka që keqkuptohet, ndoshta s’e ke pasur me qëllim, por qytetarët nëse dëgjojnë që gjithë këto të këqia e i paskan ardhur Kosovë nga Thaçi do të duhej me gjyku çka me ba me atë njeri”, tha Haliti.

“Nuk po raporton kurgjo për të arriturat. Nuk të kemi thirr me raportur për Hashim Thaçin. Por për të arriturat që po zhvillohen në dialog. Raportove për qeverisjen e Hashim Thaçit”, deklaroi Xhavit Haliti.

Besnik Bislimi e mohoi se e ka përmendur Thaçin për marrëveshjet e së kaluarës.

“Unë gjithë kohën fola për angazhimin tonë për marrëveshjen finale, fola se çka kemi bërë nga prilli 2021, çka kemi bërë tash me marrëveshjen për energjinë, dhe tema e të pagjeturve. Nuk e përmenda në asnjë rast z.Thaçin. E përmenda për një marrëveshja që është zbatu. Mos-shkuarja e ushtrisë në veri është zbatuar. Kah po e nxjerrni këtë konkluzion”, deklaroi Besnik Bislimi.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë