Prodhimet vendore të kultivuesit nga Drenasi janë kurdo edhe në dimër
Vetëm lodhja nuk ekziston. Dashnia, detyrimisht se qëndron kur puna shpërblehet.
Janë këto prodhime vendore, gati për konsum, ndonëse është stinë dimërore. Është puna e kultivuesit Valon Kuqica nga Drenasi, që mundëson sofrat e konsumatorit të jenë më të shëndetshme.
E përbashkëta e sallatave të gjelbra është vlera e ulët e kalorive dhe plot vitamina, minerale dhe fibra.
Madje 90 për qind të sallatës e përbën uji. Kurse Lakrat kanë një nivel më të lartë proteinash se të gjitha perimet e mbledhura së bashku.
Ndërsa, Qepët e reja që nga kohërat e lashta janë përdorur si ilaç./Imazhi.net/