Nënshkruhen kontratat me 200 studentë përfitues të bursave

Të hënën, në Sallën e Kulturës në Drenas, studentët përfitues për vitin akademik 2022/2023, kanë nënshkruar kontratat për marrjen e bursës komunale.

Më rastin e nënshkrimit të kontratave, ka marr pjesë edhe kryetari i Komunës, Ramiz Lladrovci i cili edhe ka bërë nënshkrimin e kontratave për 200 bursa të nivelit të studimeve bachelor.

Gjatë nënshkrimit të kontratave me studentët përfitues, kryetari Lladrovci tha se ndjehet krenar me numrin e madh të të rinjve të cilët kanë interesimin kaq të madh për të studiuar.

Lladrovci ka shtuar se arritja e të rinjve në fushën profesionale në studime, është arritje edhe e familjes dhe komunës së Drenasit. “Ju përgëzojë që jeni fitues i bursës, sepse e meritoni, pasi që keni plotësuar kriteret e konkursit.

Komuna e Drenasit vazhdimisht ka qenë e angazhuar ne përkrahjen tuaj në fushën e dijes. Kemi rritur numrin e studentëve përfitues nga viti ne vit dhe do të vazhdojmë këtë traditë”, ka thënë kryetari Lladrovci.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë