Drenas: U shpërndanë 20 pako ushqimore dhe miell

HANDIKOS në Drenas falë bashkëpunimit të mirë me Shoqatën “Relief Islamic Kosova”, gjatë javës që lam pas shpërndau 20 pako ushqimore dhe miell për 20 familje me gjendje te rënduar ekonomike, përfitues të Shërbimeve në Qendrën me Bazë në Bashkësi “HANDIKOS” në Drenas.

HANDIKOS falënderon Shoqatën “Islamic Relief Kosova”, për bashkëpunimin e vazhduar në përkrahje të Qytetarëve me Aftësi të Kufizuara.

HANDIKOS në Drenas, nga muaji Janar 2023 e në vazhdimësi nga programi social, do të ofrojë mbështetje me të mira materiale për familjet e Personave me Aftësi të Kufizuara që gjendën në situatë të vëshirë ekonomike dhe sociale

Zoti i bekoftë të gjithë bamirësit që përkrahin qytetarët në nevojë!

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë