Trupi i pajetë i Hamide Magashit i dorëzohet familjes

Arkivoli i gruas së vrarë nga ish-burri i saj të mërkurën në oborrin e QKUK-së i është dorëzuar sot familjarëve, shkruan Gazeta Express.

Trupi  i pajetë i Hamide Magashit, që pritej ta lindte të këto ditë foshnjën e saj, është dërguar te shtëpia e familjes së saj në një fshat të Lipjanit, raporton T7 nga atje.

Ndërkaq, i dyshuari për vrasje, ish-burri i saj, Sokol Halili gjendet akoma në arrati.

Motrat e viktimës kanë thënë se ai e kishte keqtrajtuar përgjatë tre muajve martesë, e më pas e ka kërcënuar vazhdimisht.

Ndaj tij ishte caktuar masë urdhër-mbrojtje dhe i dyshuari e kishte të ndaluar t’i afrohej viktimës, me vendim të gjykatës. 

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë