Lladrovci: I nderuar që isha pjesë e shënimit të 51 vjetorit të Emirateve të Bashkuara Arabe

I pari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, po qëndron për vizitë në Emiratet e Bashkuara Arabe.
Në Abu Dabi, kënaqësi ta takojë, Sh.T.Z. Abdylkadër Memedin, Ambasador i Maqedonisë së Veriut në Emiratet e Bashkuara Arabe, Mbretërinë e Arabisë Saudite, Shtetin e Kuvajtit, Mbretërinë e Bahrejnit dhe i Ngarkuar i posaçëm i Republikës së Maqedonisë së Veriut për Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut, shkruan Lladrovci në Instagram.
Postimi i plotë i Lladrovcit:
Me Ambasador Memedin, gjatë darkës, diskutuam edhe për potencialin me ndikim në botë që disponon kjo zonë e mirënjohur ekonomike, në veçanti Emiratet e Bashkuara Arabe, ndikimin në ekonominë globale, investimet në vendet e zhvilluara dhe në vendet mike si Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia e Veriut.
Po ashtu, jame i nderuar që isha pjesë e shënimit të 51 vjetorit të Emirateve të Bashkuara Arabe, të shtetit mik i cili u themelua më 2 dhjetor 1971, shtet i cili e njohu pavarësinë tonë, duke na dhënë edhe përkrahje në skenën ndërkombëtare dhe ndihmat tjera për shtetin dhe qytetarët tanë.
Emiratet e Bashkuara Arabe janë shteti i vetëm jo-anëtar i NATO-s që ka marrë pjesë në bombardimin e caqeve ushtarake serbe gjatë luftës tonë çlirimtare, bashkë me shtetet tjera të NATO-s. Festa e Pavarësisë këtu, është e veçantë edhe për mua, në shtetin që u gjend pranë nesh në ditët tona më të vështira.
Faleminderit Ambasador Memedi!