Nëntë muaj torturim: “E gjallë nuk kthehem te ju”, fjalët e fundit që Hamidja ia tha familjes së vrasësit

Për nëntë muaj ishte keqtrajtuar psikikisht e fizikisht. Hamide Magashi nuk u la e qetë gjatë gjithë periudhës së shtatzënisë së saj nga ish-burri. Dhunë pati edhe në momenetin kur ajo u shtri në spital për ta sjellë në jetë foshnjën që po e mbante në bark nga martesa me Sokol Halilin. E ishte pikërisht ish-burri ai që në mënyrë të pamëshirshme e vrau 35-vjeçaren një ditë para se ta lindte fëmijën e gjinisë mashkullore që po e mbante në bark. Gazeta Nacionale ka qëndruar sot te familjet e viktimës e të dorasit të dyshuar. Prej atje jua sjell rrëfimet.
Më 17 shkurt të këtij viti 35-vjeçarja Hamide Magashit nga fshati Llugali i komunës së Lipjanit vendosi të martohej me Sokol Halilin nga fshati Godancë i komunës së Shtimes. Por martesa e Hamides e bashkëjetesa e saj me Sokolin pas pak muajve u kthye në mankth. Ajo në vazhdimësi pësonte dhunë psikike e fizike nga burri i saj. Rastin e dhunës ajo madje e kishte lajmëruar edhe në policinë e shtetit.
E si pasojë e dhunës Hamidja vendosi që gjatë muajit maj të këtij vitit, përfundimisht të ndahet nga Sokol Halili.
Por ajo e vetme nuk doli nga shtëpia e dhunuesit. Në bark mbante një foshnje pak muajsh të cilën kishte vendosur që ta mbante deri në ditën që do lindte. Bashke me foshnjën në bark, Hamidja vendosi që ditët e muajt në vazhdim t’i kalojë në shtëpinë ku ajo ishte lindur e rritur në fshatin Llugali të Lipjanit.
Edhe pse e ndare e në proces gjyqësor nga ish- Burri Sokol Halili, ai për gjithë këto muaj në vazhdimësi po e përndriqte në forma të ndryshme. E përndjekja e tij, vazhdoi edhe kur ajo u shtri në spital për ta lindur foshnjen që e kishte me të.
Por këtë herë, Hamidja 35-vjecare nuk arriti t’ia dalë e vetme. Ajo u vra me disa plumda nga pikërisht dhunesi i saj.
Komunikimi i Hamides me familjen e ish-burrit: “E gjallë nuk kthena te ju, e vdekur kthena”
Gjinia e foshnjës që Hamidja tashmë e ndjerë e mbante në barkun e saj ishte djalë. Ajo ishte në javën e fundit të shtatzënisë. Dhe me operim ishte paraparë që ta lindte djalin të enjtën e 1 dhjetorit.
Por dy ditë para se të futej në operacion, Hamidja u vizitua në spital- Klinikën Obstetrike Gjinekologjike, nga familja e ish burrit. Ishin saktësisht nëna e Sokolit të dyshuar për vrasjen si dhe motra e tij.
Sipas motrës së viktimës, Burbuqe Brahimit, atë ditë në spital familja e ish-burrit i kishte kërkuar Hamides që të ribashkohej me djalin e tyre.
“Një ditë përpara (të martën) ata (familja e ish-burrit) ishin në spital ia sollën minelat edhe teshat e fmive aty e ja lanë. Me këmbëngulje i thoshin që të kthehej. Kjo i tha “unë për e gjallë nuk kthena, e vdekur kthena,. I thoshin për hatër të djalit (foshnjës që e mbante ne bark), kjo i ka thane që nuk kthena, foshnjën jau dha, por unë nuk kthena”, thotë motra e Hamides tashmë të ndjerë.
Ajo thotë se foshnjën motra e saj kishte thënë se do t’ia dorëzonte ish-burrit të saj.
“Djali ka pas mu dorëzua te familja. Shtatëzaninë e ka mbajtë te baba k’tu.”, thotë ajo.
Pse mjekët e QKUK-së ia shtyn lindjen Hamide Magashit.
Me rekomandimin mjekut të saj ku Hamidja e kishte përcjell shtatzaninë, ajo udhëzohet për në QKUK për ta kryer procesin e lindjes. Por lindja e saj nuk u krye sipas rekomandimit të mjekut të sja personal.
Kështu të paktën po thotë motra e Hamides së njdjerë, Burbuqja.
”E kemi çu të shtunën me lindë. I ka thanë doktor Hajrizi e ki rastin urgjent me shku me lindë. Kur e kemi çu në spital, kanë thanë jo edhe nja 3-4 ditë nuk mundet me lindë”, thotë Burbuqja, motra e Hamides tashmë të ndjerë.
Familja tregojnë si e morën vesh lajmin.
Motra e Hamides tregon tutje se cili ka qenë komunikimi i fundit me motren e saj tashmë të ndjerë.
“Dje në mëngjes unë e kam thirrë. E kam pytë, motër a je mire, më tha mirë jam motër. I thash cka thanë mjekët. Më tregoi qe në ora nëntë nesër (enjten) në mëngjes ka me lindë me operacion. I tregova qe s’po mundemi me shku atë ditë. Në ora 16:00 ka folë motra e vogël, i ka thanë që mirë është. Në lajme e pash për vrasjen e një gruje 36-vjecare. Unë ja nisa me piskatë, që kjo është motra jeme. I kam thirrë motrat rend edhe ju kam thanë që Hamiden e kanë vrarë”, sqaron ajo.
Çka tha babai i dorasit të dyshuar?
Halil Halili, babai i të dyshuarit për vrasjen e gruas shtatzënë në QKUK, foli ekskluzivisht për Nacionalen, duke treguar për gjendjen në të cilën është familja e tij pas kësaj ngjarje.
Ai i tha Nacionales, e është i mërzitur me rastin, duke theksuar që ky të jetë rasti i fundit.
“Jam i mërzitur, jam i nervozuar shumë. Shumë keq, shumë keq, shumë keq. E kam një mesazh, ishalla kurrë nuk ndodh kësi raste të rënda, të keqia, të liga, se jam shumë i mërzitur. Hiç nuk di sen për ta, ma mirë ai me pasë dekë me gjithë ta masi e ka vendos me bo ata, edhe ai me pasë metë qaty. Hiç s’du me pa, as mem marrë kohë, shumë keq ka bo, shumë keq, tash me gru s’po dijmë çka me bo.” – theksoi ai.
Ai tregoi se ka tentuar të komunikojë me djalin e tij, që po vazhdon të jetë në kërkim, por i njëjti, sipas babait të tij, nuk e ka hapur telefonin dhe as nuk ka kthyer përgjigje në mesazhet e dërguar.
“E kam thirrë çdo orë, çdo minutë, kam shkru mesazhe. Ai s’u kanë problematik kështu kurrë, as s’u dalë nëpër kafe kurrë, as s’u ardh mas vakti kurrë. As nji send s’ma ka kthy” – theksoi Halili për Nacionalen.
Ai ka treguar se e ka takuar dje gruan shtatzënë, e cila dyshohet se u vra nga djali i tij, Sokoli.
“Na jemi kanë pardje, me ja çu teshat, unë, plaka jeme, çika jeme, edhe ja kanë çu teshat. Edhe i kanë thanë a të vyjnë pare për naj nevojë, najsen. “Jo” ka thanë, “nuk më vynë kurgjo”. Edhe ma s’di çka foli për këtë punë ma sen.” – theksoi Halili.
Halili ka thënë se ka pasur raporte të mira me të renë, por ka treguar se çifti kishte pasur probleme.
“Valla me neve fort mirë, sikur me çikën tonë. Kanë pasë problem qysh ka kallxu Sokoli si ka metë shtatzanë, i kishin pas do fjalë, do sene, ma thellë nuk di çka me thanë.” – përfundoi Halili.
Ndryshe, Sokol Halili, i dyshuar për vrasje, ende është në arrati, teksa vetura e tij tashmë është gjetur e parkuar në një shesh të Shtimes.