Komuna e Drenasit nënshkruan Memorandum Bashkëpunimi me “Qatar Charity” për hapjen e puseve për ujë të pijes

Komuna e Drenasit, përkatësisht Drejtoria e Bujqësisë në bashkëpunim me organizatën “Qatar Charity” kanë filluar implementimin e projektit për hapjen e puseve për furnizim me ujë për fermerë.

Fillimin e punimeve për këtë projekt e kanë përcjellur nga afër përfaqësues të organizatës “Qatar Charity” bashkë me drejtoreshën e Bujqësisë, Anita Avdullahu.

Më këtë rast,nënkryetari Shala dhe drejtoresha Avdullahu kanë falënderuar organizatën “Qatar Charity” për bashkëpunimin në realizimin e këtij projekti shumë të rëndësishëm për banoret të cilët kanë pasur nevojë jetike sigurimin e furnizimit të rregullt me ujë.

Nënkryetari Shala theksoi se Komuna e Drenasit ka realizuar disa projekte të rëndësishme për banoret gjatë këtyre viteve, si në sigurimin e kushteve më të përshtatshme për banoret ashtu edhe në dhënien subvencioneve, dhe shtoi se do të vazhdojnë të realizojnë projekte të tjera në mënyrë që të stimulojnë zhvillimin e ekonomive familjare.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë