Aksidentohet autobusi me veturë në Poklek të Ri, ka të lënduar

Një aksident trafiku me persona të lënduar ka ndodhur pasditen e sotme në Poklek të Ri të Drenasit.
Në aksident janë përfshirë një autobus dhe një veturë.
Lexuesit e DrenicaOnline kanë dërguar pamje nga vendi i aksidentit ku shihen dëme materiale.
Sipas tyre, aty janë parë edhe persona të lënduar./DrenicaOnline/