Aksident i rëndë në rrugën Sllatinë-Komoran, pamje nga vendi i ngjarjes

Një aksident trafiku ka ndodhur këtë pasdite në rrugën Sllatinë-Komoran, ku dy vetura janë përplasur dhe si pasojë njëra prej tyre ka përfunduar jashtë rrugës.
Lexuesit kanë dërguar pamje nga vendi i ngjarjes, ku shihen se në vendin e aksidentit është paraqitur edhe policia rrugore.
Përveç dëmeve të konsiderueshme materiale, ende nuk është njoftuar për të lënduar.
Si pasojë e aksidentit janë krijuar edhe kolona të mëdha.
VIDEO: