Alpinisti drenicas ekspozon fotografitë e Adem Jasharit dhe Ilir Lushtakut në majën më të lartë në botë

Alpinisti nga Drenica, Ardian Lushtaku ka ekspozuar për nderë të festës së 28 nëntorit fotografitë e komandantit legjendar, Adem Jashari dhe dëshmorit të UÇK-së Ilir Lushtaku në prapaskenën që shpërfaqë Mont Everestin, majën më të lartë në botë me 8848 metra, shkruan DrenicaOnline.

Për këtë vepër ka reaguar edhe nënkryetari i komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku:

Kënaqësi të ekspozohen për nder të festave të 28 Nëntorit, fotografitë e Komandantit Legjendar Adem Jashari dhe dëshmorit të UÇK-së Ilir Lushtaku, në prapaskenën që shpërfaqë Mont Everestin, majën më të lartë në botë me 8848 metra.
Alpinisti Ardian Lushtaku ka pushtuar majën e Kalapathar me lartësi 5645m në Nepal, si pjesë e një ekipi nga Kosova që alpinizmin e kanë sportin e tyre të zemrës.
Të lumtë Ardian ⛰️🌏
SL

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë