Gjinekologia nga Drenasi shembull se si duhet punuar

Dr. Qefsere Mulaj-Ajdini u lind në Drenas në vitin 1979, ku kreu shkollën fillore për të vazhduar me shkollën e mesme të mjekësisë “Dr.Ali Sokoli” në Prishtinë.
Ajo ka diplomuar në fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e Prishtinës.
Pasi punoi për dy vite si mjeke në praktikën e përgjithshme, filloi specializimin në Obstetrikë me Gjinekologji në vitin 2008. Krahas praktikës së saj në specialistikë, ajo ka punuar si mjeke në Drejtorinë e Shërbimeve Shëndetësore në Policinë e Kosovës.
Më pas, ajo u punësua në Klinikën Obstetrike-Gjinekologjike në Prishtinë, duke punuar mbi pesë vite si gjinekologe dhe obstetëre. Dr.Qefsere ka ndjekur shumë kurse dhe trajnime brenda dhe jashtë vendit që i përkasin profilit të Gjinekologjisë dhe Obstetrikës.
Aktualisht, Dr.Qefsere Mulaj – Ajdini është e punësuar me orar të plotë në Klinikën Obstetrike-Gjinekologjike në Prishtinë dhe si punë dytësore ka atë në spitalin “Lindja”.