Gjuetarët i ikën policisë në malet e Drenicës

Policia e Kosovës ka njoftuar se të dielën rreth orës 12 e 30 minuta kanë pranuar një informatë për gjueti të kundërligjshme dhe kanosje në malet e Radishevës.
Policia menjëherë i është përgjigjur rastit ku të dyshuarit ishin larguar nga vendi i ngjarjes, transmeton DrenicaOnline.
“Fsh. Radishevë, Skenderaj 27.11.2022-12:30. Lidhur me rastin e lartcekur janë duke u kryer hetime nga njësitet kompetente policore. Të dyshuarit janë larguar nga vendi i ngjarjes”, thuhet në njoftimin e policisë.
/DrenicaOnline/