Më 28 nëntor garë e madhe sportive në Skënderaj, ja për çfarë bëhet fjalë

Të dashur atlet, ky është një njoftim me informata të rëndësishme për të gjithë ju që jeni regjistruar në garën “Vrapimi i Nëntorit” me moton “Vrapo Kuq e Zi”. Numri i përgjithshëm i pjesmarrësve në këtë garë është 153 garues.

Fillimi i garës do të jetë të Hënën me 28 Nëntor, ora 9:30, nga Kompleksi Memorial Adem Jashari në Prekaz. Gara do të fillojë te Kompleksi Memorial Adem Jashari në Prekaz dhe do përfundojë tek Sheshi Adem Jashari në Skënderaj.

Gjatësia e shtegut është 28km dhe ka një ngjitje të përgjthshme prej 650m. Përgjatë shtegut përafërsisht në kilometrin 8, 16 dhe 21 do të ketë pika freskuese ku do të shërbehet ujë, pije dhe ushqim. Shtegu është i markuar me shirit dhe shigjeta orientuese, dhe në disa pika do të ketë vullnetarë që do të ndihmojnë në shërbim dhe orientim.

Hartën e garës mund ta shihni ose ta shkarkoni në:
https://www.gaiagps.com/public/SIIUwNIOzZCyjIYYaFO8kmET

I lusim të gjithë atletët që të paraqiten në start së paku 30 deri në 60 minuta para fillimit të garës, që të tërheqin numrin garues.
Çdo garues do të pranon:
-Numrin garues
-Një bluzë të garës
-Ushqime dhe pije përgjatë shtegut
-Një medalje në përfundim dhe
-Një racion ushqim pas garës
Tri vendet e para të femrave dhe të meshkujve, do të fitojnë shpërblime monetare dhe dhuratë nga sponzorët .
Vendi I-rë: 200 Euro
Vendi II-të: 150 Euro
Vendi III-të: 100 Euro

Ndarja e shpërblimeve do organizohet në ora 14:00.

Pas përfundimit të garës, atletët do të barten në grupe tek veturat e tyre në Prekaz.

Ju urojmë sukses dhe një vrapim të këndshëm
Vrapimi i nëntorit 2022, ekipi organizues
#vrapimiinentorit #28nentor #28km #prekaz
——–
Dear athletes, this is an announcement with important information for all of you who have registered for the “Vrapimi i nëntorit” race.

The start of the race will be on Monday, November 28, at 9:30, from the Adem Jashari Memorial Complex in Prekaz. The race will start at the Adem Jashari Memorial Complex in Prekaz and will end at Adem Jashari Square in Skënderaj.

The length of the path is 28km and there is a general ascent of 650m. Along the trail at approximately kilometer 8, 16 and 21 there will be refreshment points where water, drinks and food will be served. The trail will be marked with tape and at some points there will be volunteers to help with service and orientation.
.
You can view or download the race map at:
https://www.gaiagps.com/public/SIIUwNIOzZCyjIYYaFO8kmET

We ask all athletes to show up at the start at least 30 to 60 minutes before the start of the race, to draw the race number.
Each athlete will receive:
-Race Bib number
-A race t-shirt
-Food and drinks along the trail
-A medal at the end and
-A ration of food after the race
The first three places of women and men, will receive monetary prizes and gifts from sponsors .
First place: 200 Euro
Second place: 150 Euro
Third place: 100 Euro

After the end of the race, the athletes will be taken by grups to their cars in Prekaz.

We wish you success and a pleasant run
Vrapimi i nëntorit 2022, organizing team❤️

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë