Mësohet motivi i përleshjes mes miqëve të familjes Shala dhe Kelmendi

Mbrëmë u publikuan pamje të një përleshje fizike te ‘Ura e Gurit’ në qytetin e Pejës, ku ishin përfshirë disa persona, me ç’rast një 35-vjeçar ka pësuar lëndime trupore. Njëri nga personat e dyshuar është arrestuar, teksa dy të tjerë ndodhen akoma në arrati.

Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije se i dyshuari që u kap është Akil Kelmendi, i cili është vëllai i njërit prej personave tjerë të dyshuar, të cilët kanë arritur që të arratisen.

Mësohet se motivi i përleshjes dyshohet të jenë problemet mes familjes Shala dhe Kelmendi, miq mes veti.

Në anën tjetër, 35-vjeçari ka kërkuar ndihmë mjekësore në Emergjencën e Spitalit Rajonal në Pejë, ndërkohë që ka dhënë edhe deklaratën e tij para hetuesve policorë lidhur me rastin. Ai ka deklaruar se duke ikur nga sulmi me të cilin u përball, ka rënë në lum e që më pas edhe aty të dyshuarit kanë vazhduar ta rrahin.

Ndryshe, Sinjali ka publikuar dje edhe pamje nga vendi i ngjarjes të cilat mund t’i shihni në linkun e mëposhtëm.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë