Pensionohet inspektori i policisë nga Drenasi

Inspektoriati Policor i Kosovës (IPK) sot organizoj një ceremoni të vecantë me rastin e pensionimit të punonjësit Aziz Nika, nga Gllanasella e Drenasit, raporton DrenicaOnline.

Aziz Nika ka qenë ndër punonjësit e gjeneratës së parë inspektorëve të IPK-së që kanë filluar punën në vitin 2006. Pas më shumë se 16 vite angazhim në IPK, ai u pensionua sot, duke u bërë punonjësi parë që pensionohet në IPK.

Kryeshefi i IPK-së i ndau falenderim dhe mirënjohe të veçantë për angazhimin dhe profesionalizmin e treguar gjatë punës si inspektor dhe hetues.

Përvec stafit të IPK-së pjesë e ceremonise ishin edhe zyrtar nga ICITAP-i amerikan./DrenicaOnline/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë