Me Akademi Solemne në Drenas shënohet 28 Nëntori, Dita e Flamurit

Me rastin e shënimit të festes së 28 Nëntorit, ditës së Flamurit dhe Pavarësisë̈ së Shqipërisë̈, ditëlindjes së Komandantit Legjendar Adem Jashari dhe daljes së parë publike të UÇK-së, në sallën e Kulturës është mbajtur Akademi Solemne, ku merrnin pjesë, nënkryetari i Komunës, Arben Shala, drejtor të drejtorive komunale, kryesuesi i Kuvendit, Milaim Hajdari dhe anëtarë të Kuvendit, përfaqësues të shoqatave të dala nga lufta e UÇK-së, familjar të dëshmorëve, drejtor të shkollave, mësimdhënës e shumë qytetarë.
Para të pranishmëve, fjalë rasti ka mbajtur drejtoresha për Kulturë, Rini dhe Sport, Enkela Dema, e cila tha se drejtoria që përfaqëson, është e përkushtuar që festat me vlerë të veçantë kombëtare, t’i përkujtojmë dhe nderojmë personalitetet dhe ngjarjet historike si 28 Nëntori, festës më të çmuar kombëtare, me organizime kulturore, sportive e arsimore. “Sot jemi bashkë, për të shprehur nderim për sakrificën e të gjithë qytetarëve tanë që 28 nëntori të shënohet dhe festohet në liri. Në këtë përkujtim të 28 nëntorit, të datës që lidhi epoka, kujtojmë ditëlindjen e Komandantit legjendar, Adem Jashari dhe paraqitjen e parë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, ka thënë mes tjerash drejtoresha Dema.
Kushtuar kronologjinë historike të Nëntorit të lavdisë, e ka paraqitur nënkryetari i Komunës së Drenasit, Arben Shala i cili tha historia jonë e vjetër dhe e re ka shumë data të rëndësishme. Po, me të drejtë muaji nëntor përshkruhet me epitete si muaji i lavdisë e muaji i krenarisë sonë kombëtare. “Data 28 e këtij muaji zë një vend të veçantë pasi në vetvete ngërthen ngjarje kulmore të ndërlidhura me vetë ekzistencën tonë; Nëntorin e Skënderbeut (1443), Ismail Qemailit (1912), të Adem Jasharit (1955), e të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (1997)”, ka thënë nënkryetari Shala mes tjerash.
Ne emër të shoqatave të dala nga lufta e UÇK-së, të pranishmëve ju është drejtuar Enver Hajdari, i cili tha se muaji Nëntor për shqiptarët në përgjithësi, është muaji më i lavdishëm, që na kujton gjithë sakrificën e popullit tonë për liri e pavarësi.
Në fund të Akademisë Solemne, është mbajtur edhe një program i pasur artistik me shoqëritë kulturore e artistike të Komunës së Drenasit.