Lapidar Lladrovci tregon se a pajtohet me thënien e famshme të babait të tij, Ramiz Lladrovci “Forca e bën fuqinë”!

Kapiteni i FC Feronikeli 74, Lapidar Lladrovci ka qenë mysafir mbrëmë në një emision sportiv në T7. Ai është përgjigjur në disa pyetje provokative në mesin e të cilave edhe për thënien e famshme të babit të tij, Ramiz Lladrovci “Forca e bënë fuqinë”. Ai ka thënë se pajtohet me këtë thënie.
Mysafir ishte edhe ish sekretari i FFK-së, Eroll Salihu i cili tha se Ramiz Lladrovci me të vërtetë e do shumë futbollin, transmeton DrenicaOnline.
“Me të vërtetë ka udhëtuar shpesh me neve me kombëtaren. Ai e do shumë futbollin.
Ka qenë shumë real në çdo situatë”, ka thënë Salihu.
Ndërsa Lapidari ka thënë se titulli i fundit me Feronikelin ka qenë më i veçanti dhe e ka shijuar pasi që me të kanë dalë për të luajtur edhe në Evropë./DrenicaOnlinr/