Zhbllokohet nënkalimi në Llapushnik (Foto)

Si pasojë e reshjeve të mëdha të shiut, nënkalimi në fshatin Llapushnik, rruga nacionale Prishtinë-Pejë, ishte bllokuar gjatë natës.
Por intervenimi i zjarrfikësve të Drenasit ka bërë që tashmë ky nënkalim të lirohet për qarkullim të automjeteve.
Rikujtojmë se zjarrfikësit mbrëmë kanë zhbllokuar nënkalime edhe në Korroticë të Epërme dhe në Komoran.
.