Uji ia mbulon sallonin një familjeje në Drenicë

Vërshimet nga shirat rreth e rreth Kosovës nuk kanë të ndalur.
Shtëpia e Xhafer Bimbashit është vërshuar nga uji, brenda e jashtë.
Uji i ka depërtuar deri në sallon, duke ia mbuluar gjërat materiale esenciale shtëpiake, shporetin etj.
Ky ishte rasti më i tmerrshëm deri më tani i shkaktuar nga vërshimet, dhe do të ishte e udhës nga komuna e Skënderajt të merreshin veprime sa më të shpejta në mënyrë që të gjendej në ndihmë e mbështetje ndaj të prekurve./Rajoni.org



– Advertisement –

