Kujdes në rrugën Komoran-Drenas, ka shumë uji të tubuar në asfalt (Video)

Reshje të mëdha të shiut po vazhdojnë të bien që nga mbrëmja e së shtunës në gjithë territorin e vendit.
Edhe në Drenas situata ka nis të përkeqësohet sa i përket rrugëve.
Lexuesit e DrenicaOnline kanë dërguar pamje të gjendjes së rrugës Komoran-Drenas, ku në disa pjesë kalimi është bërë i vështirë.
Situatë më e rënduar është në rajonin e Dukagjinit ku ka edhe shtëpi të mbushura me ujë./DrenicaOnline/