Vetura godet fëmijën në Runik të Skenderajt

Policia ka njoftuar se mbrëmë në Runik të Skenderajt ka ndodhë një aksident trafiku në mes të një veture me targa vendore dhe një këmbësori (fëmijë).
Si pasojë e aksidentit, lëndime trupore ka pësuar këmbësori i cili është dërguar për tretman mjekësor në spitalin rajonal, transmeton DrenicaOnline.
Policia e trafikut është duke e hetuar aksidentin ndërsa nuk dihet për gjëndjen shëndetësore të fëmijës.
/DrenicaOnline/