Ndodhë në këtë fshat të Malishevës/ E mitura sulmohet seksualisht nga punëtori teknik i një shkolle

Një nxënëse e mitur në shkollën fillore “Kajtaz Ramadani” në Kijevë është sulmuar seksualisht nga një punonjës teknik i kësaj shkolle.

Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj, i cili tha se i dyshuari është arrestuar.

“Me vendim të Prokurorit të Shtetit i dyshuari është ndalur në mbajtje për 48 orë si dhe është iniciuar rast “Sulm seksual””, ka thënë Elezaj.

Sipas tij, ngjarja ka ndodhur gjatë ditës së djeshme.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë