Mungon interneti zyrtar/ S’ka shërbime komunale në Drenas, komuna del me njoftim

Njoftohen të gjithë qytetarët e Komunës së Drenasit që për shkak të problemeve me rrjetin e internetit qeveritar, është duke hasur në vështirësi në ofrimin e shërbimeve komunale.
“Ditën e djeshme por edhe sot gjatë ditës jemi duke u përballur me mungesën e internetit zyrtar, kështu që e kemi të pamundur të ofrojmë shërbime komunale. Ftojmë qytetarët të përdorin alternativat tjera në marrjen e shërbimeve komunale, përmes platformës së shërbimeve online “eKosova”, apo nëpërmjet kioskut në Komoran, në objektin e Zyrës së Gjendjes Civile”, thuhet në njoftimin e komunës.
Komuna kërkon mirëkuptimin nga qytetarët për pamundësinë e marrjes së shërbimeve nga Komuna dhe shpreson që sa më parë të rikthehet rrjeti i internetit qeveritar.
Faleminderit për mirëkuptim.