Lladrovci nënshkruan fazën e dytë të marrëveshjes me “Arbeiter-Samariter-Bund Deutschland”, parashihet ndihma për dhjetë familje dhe renovimi i objektit të “Handikos” në Drenas

Vazhdon faza e dytë e projektit për renovimin e objektit të “Handikos” dhe përkrahjen e dhjetë familjeve të tjera për projektin “Përkrahje shumë dimensionale socio-ekonomike për familjet në nevojë” në Drenas në bashkëpunim me organizatën gjermane Arbeiter-Samariter-Bund Deutschland
Përmes bashkëpunimit të Komunës së Drenasit me organizatën gjermane Arbeiter-Samariter-Bund Deutschland ka filluar implementimi i fazës së dytë të projekteve mbështetëse në Komunën e Drenasit.
Faza e dytë parasheh renovimin e objektit të “Handikos” në Drenas si dhe përkrahjen për dhjetë familje të tjera në projektin “Përkrahje shumë dimensionale socio-ekonomike për familjet në nevojë”.
Kryetari Lladrovci së bashku me drejtoreshën për Kulturë, Rini dhe Sport, Enkela Dema kanë vizituar sot objektin e “Handikos” në Drenas ku janë njoftuar për investimet e bëra si dhe procesin në të cilin po kalon projekti “Përkrahje shumë dimensionale socio-ekonomike për familjet në nevojë”.