I jepet lamtumira e fundit ‘mjeshtrit të armeve’ nga Kishnareka

Qamil Bajraktari nga Kishnareka e Drenasit, i njohur si ‘mjeshtri i armeve’ është varrosur sot në vendlindje. Ai edhe pse ishte i moshuar nuk hezitoi tu bashkohet radhëve të UÇK-së, raporton DrenicaOnline.
“Sot kemi humbur një mësues, por jo mësimet e tij, sot kemi humbur një njeri human, por jo porositë e tij, sot humbëm ideatorin, por jo idealet e tij”, ka thënë i biri i tij, Fadil Bajraktari.
Njoftimi i plotë:
Sot i dhamë lamtumirën e fundit babait tonë, Qamil Bajraktarit, i njohur si “Mjeshtëri i Armeve”.
Falënderoj veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Ushtrinë e Kosovës, miqtë, shokët, bashkëvendësit që erdhën për t’i bërë nderimet e fundit babait tonë, edhe pse ishte një kohë me shumë shi.
Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së në Drenas, Enver Hajdari foli për veprimtarinë dhe kontributin e dhënë nga Qamil Bajraktari për lirinë e Kosovës, i cili edhe pse ishte i moshuar nuk hezitoi tu bashkohet radhëve të UÇK-së.
Sot kemi humbur një mësues, por jo mësimet e tij, sot kemi humbur një njeri human, por jo porositë e tij, sot humbëm ideatorin, por jo idealet e tij.
Pusho në paqe shpirti i bardhë!