Flamur Curri nga Drenasi merr detyrën e përmbaruesit privat, jep betimin para ministres Haxhiu

Përfaqësuesi Ligjor i Komunës së Drenasit, Flamur Curri sot është betuar para ministres së Drejtësisë si përmbarues privat.
Curri dhe pesë përmbarues privat iu shtuan sot Republikës së Kosovës, raporton DrenicaOnline.
Njoftimin për përmbarues e ka dhënë Ministria e Drejtësisë.
“Përmbaruesit Privat të rinj, pranuan sot detyrën e tyre, duke u betuar para Ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu, se profesionin e tyre do ta ushtrojnë me dinjitet, nderë dhe paanshmëri, në pajtim me Kushtetutën dhe ligjet e Republikës së Kosovës, si dhe duke mbrojtur interesat e palëve – barazinë dhe dinjitetin e tyre”, thuhet në njoftim.
Ministrja Haxhiu i uroi Përmbaruesit Privat për detyrën e tyre të re, si dhe kërkoi që të jenë të përgjegjshëm dhe vigjilentë në punën e tyre si dhe në respektimin e Ligjit dhe etikës profesionale./DrenicaOnline/