Feronikeli 74 kampion vjeshtor, presidenti i klubit premton hyrjen në Superligë
Ekipi nga Drenasi, Feronikeli 74 sot ka zhvilluar ndeshjen e fundit për këtë vit. “Nikli” ndodhet në pozitën e parë të tabelës së ligës së parë me gjithsejtë 28 pikë. Kampionët vjeshtor sot luajtën me 2 Korrikun në kuadër të Kupës së Kosovës duke e mposhtur atë me rezultat të thellë 4:1.
Përveç lojtarëve që dhanë gjithçka për të ardhur këtu, ndër meritat kryesore ka edhe presidenti i klubit, Erlind Krasniqi.
Ai ndonëse i ri në moshë ka arritur ta formoi dhe zhvilloi ekipen që tashmë ka marrë zemrat e drenicasve dhe ‘tigrave të zi’, raporton IndeksOnline.
Krasniqi përmes një statusi në Facebook ka njoftuar se synimi i tyre i qartë dhe i vetëm është rikthimi në Superligë.
Ai ka paralajmëruar se në janar do të ketë sërish prurje në klub për ta fuqizuar dhe siguruar vendin e parë në tabelë.
Postimi i presidentit të klubit, Erlind Krasniqi:
Ndeshja e fundit për këtë vit
Në shtëpinë tonë, në Drenas, sot luajtëm ndeshjen e fundit për këtë vit, e cila u zhvillua në kuadër të Kupës së Kosovës.
Pas një loje të bukur, siguruam kualifikimin tutje në kuadër të Kupës dhe jemi të parët në tabelën e kampionatit, kështu që nuk mund të kërkoj më shumë nga futbollistët.
I falënderoj të gjithë për djersën e dhënë për fanellën e Feronikeli 74, në këtë gjysmësezon. Kemi ende shumë për të bërë dhe nuk mund të jemi të vetknaqur.
Synimi ynë i qartë dhe i vetëm është Superliga, kemi pasur vështirësi e vështirësi edhe do të ketë, por besoj te grupi që kemi dhe eventualisht te prurjet e reja në janar.
Ju falënderoj secilin përzemërsisht! Vazhdojmë drejt synimeve tona!
#FCF74 #Tigratezi #Feronikeli74