Aksident i rëndë në rrugën Prishtinë-Pejë, 6 të lënduar nisën për spital
Gjashtë persona kanë pësuar lëndime si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur pasditen e së mërkurës në fshatin Drenoc të Klinës.
Lajmin për DrenicaOnline e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova.
“Sot rreth orës 17:20, Policia është informuar se në fshatin Drenoc-Klinë, ka ndodhur një aksident trafiku, në këtë aksident kanë qenë të involvuara një Kombi dhe një veturë, si pasojë e aksidentit 6 persona kanë pësuar lëndime trupore, të lënduarit janë dërguar ne Spitalin rajonal në Pejë për tretman mjekësor”, ka thënë Rugova.
/DrenicaOnline/