Bukuroshja nga Drenasi përfaqëson Kosovën në “Miss Tourism 2022” në Vietnam (Foto)

Bukuroshja nga Dobrosheci i Drenasit, Jehona Ademi do ta përfaqësojë Republikën e Kosovës në “Miss Tourism 2022” që mbahet këtë javë në Vietnam, transmeton DrenicaOnline.

Ajo sot së bashku me organizatorin e ‘Miss Freedom of the World’, Shpejtim Zeneli kanë vizituar sot kryetarin e Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci.

Ademi dhe Zeneli nesër nisen drejt shtetit i cili ende nuk e ka njohur Republikën e Kosovës.

Jehona Ahemi është 20-vjeçare dhe është e gjatë 1.80 m. Ajo në shkurt të këtij viti kishte marrë kurorën e “Miss Kosova”.
/DrenicaOnline/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë